Thyhet zyra e PDK-së në Suharekë

  • 03 January 2020 - 13:29
Thyhet zyra e PDK-së në Suharekë

Sot në orët e mëngjesit është gjetur e thyer dera e Zyrës së Degës së PDK-së në Sukarekë.

Policia është njoftuar për rastin, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë masat e nevojshme për rastin.

Gjithashtu nga vendi i ngjarjes janë marrë nga policia disa materiale në cilësinë e provave me të cilat po merren organet e hetuesisë.

Kjo është hera e dytë brenda pak kohësh që ndodh thyerja e Selisë në Therandë.

(Kosova Sot Online)