Policia kërkon ndihmë për arrestimin e këtij personi

  • 03 January 2020 - 14:34
Policia kërkon ndihmë për arrestimin e këtij personi

Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një personi, i cili është në kërkim për veprën penale “Kultivim i bimës së hashashit shkurrës së kokainës ose bimëve të kanabisit”. Bëhet fjalë për 63 vjeçarin nga Gorazhdeci i Pejës, Zvonko Jeremiq.

Përmes një kërkese për bashkëpunim drejtuar mediave, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka njoftuar se ka siguruar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Pejë për publikimin e fotos me shënime tjera, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në komunikatë.

(Kosova Sot Online)