Tregtar e mik i Serbisë: Njihuni me gjeneralin iranian që tregtonte armë serbe dhe kërcënonte SHBA’në

  • 03 January 2020 - 16:02
Tregtar e mik i Serbisë: Njihuni me gjeneralin iranian që tregtonte armë serbe dhe kërcënonte SHBA’në

Njëri prej figurave më të fuqishme të republikës islamike të Iranit, komandant i brigadës ‘Quds’ të Gardës Revolucionare, Qasem Soleimani, është vrarë nga një sulm ajror i SHBA’ve në aeroportin e Bagdad në Irak e ka konfirmuar Pentagon.

Qasem Soleimani ishte i respektuar aq sa në Iran edhe nga aleatët e Iranit në rajon si kreu i brigadës Quds (Jerusalem), po aq sa respektohej nga myslimanët shiitë, ai urrehej nga armiqtë pasi ishte ideatori dhe udhëheqësi i operacioneve të terrorizmit të prirë nga Irani.

Siç ju kishte premtuar natën e fundit të vitit që shkoi Presidenti Amerikan, Donald Trump, i dënoi iranianët për sulmin e ambasadës amerikane në Bagdad dhe e vrau organizatorin e veprimtarisë së Iranit jashtë territorit iranian. Këtë e konfirmoi shtabi ushtarak amerikan me deklaratë nga Pentagon.

Soleimani konsiderohej hero lufte në Iran dhe personi i dytë më me ndikim në Iran pas Ajatollah Khamenei. Kjo vrasje është një përshkallëzim i konfliktit mes SHBA’ve dhe Iranit që ka një vit e më shumë që ka tensionuar situatën. 

Po ashtu gjenerali iranian ishte aleat i ngushtë dhe mik i Serbisë, pasi autoritet serbe kanë punuar me të [ër shitjen e armëve dhe ndikimin politik në Lindjen e Mesme.

Ai dyshohet se ka dërguar në Lindjen e Mesme armët e prodhuara në Serbi, pasi ndikimi i tij i madh tek shtetet e Lindjes së Mesme ishte e madhe për shkak të rolit dhe karrierës së tij ushtarake.

Kurse edhe Kosova sot i ka dalur në përkrahje Shteteve të Bashkaura të Amerikës pas vrasjes së gjeneralit iranian, kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj dhe Ministria e Punëve të Jashtme kanë thënë se qëndrojnë përkrahë vendimeve të SHBA’së.

(Kosova Sot Online)