Thaçi: Kosova mbështet veprimet e SHBA’së në Lindjen e Mesme

  • 03 January 2020 - 16:08
Thaçi: Kosova mbështet veprimet e SHBA’së në Lindjen e Mesme

Institucionet e Republikës së Kosovës kanë mbështetur veprimet e fundit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Irak prej të cilave mbeti i vrarë gjenerali iranian i forcave të QUDS-t, Qasem Soleimani.

Pas kryeministrit në detyrë Ramush Haradinaj, ka reaguar edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i cili ka shprehur mbështetjen e Kosovës ndaj reagimeve të SHBA’së në Iran dhe Lindje të Mesme.

Përmes një postimi në Twitter, Thaçi ka thënë që Kosova qëndron krah Amerikës në mbrojtjen e vlerave të përbashkëta dhe në kërkim të paqes dhe sigurisë.

(Kosova Sot Online)