Ja çfarë ndodhi në takimin me Ambasadorin Grenell, LDK të hënën...

  • 03 January 2020 - 16:12
Ja çfarë ndodhi në takimin me Ambasadorin Grenell, LDK të hënën...

I Dërguari i Posaçëm i Presidentit Trump, ambasadori Richard Grenell, të premten në Berlin ka pritur në takim delegacionin e LDK-së, të udhëhequr nga nënkryetari Agim Veliu.

Ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenel mëngjesin e sotëm e ka nisur me një takim në rezidencën tij, me një delegacion të nivelit të lartë të LDK-së, të kryesuar nga nënkryetari i parë Agimi Veliu dhe dy anëtarët e kryesisë Avdulla Hoti dhe ish-Ministri i Jashtëm Skënder Hyseni.

Grenell ka kerkuar qe qeveria te behet sa me shpejt me VV-ne e udhehequr nga Albin Kurti, i cili te henen takohet me presidentin Thaçi. Sipas burimit, delegacioni i LDK-së ka shprehur konstruktivitet ndaj kësaj kërkese. Nuk dihet ende nese LDK do te hyje te henen  ne koalicion me VV-ne, por presioni diplomatik pritet të sjelle edhe marreveshjen bashkeqeverisese.

Takimi i nivelit të lartë diplomatik i fillimi vitit, në mes të ambasadorit Richard Grenel dhe partisë së dytë LDK-së, e cila pritet të finalizojnë marrëveshjen për qeverisjen e re me VV-në është zhvilluar në një frymë të ngrohtë, ka saktësuar një burim brenda delegacionit.

Lidhur më atë se çfarë është diskutuar mes të Dërguarit të Posaçëm të Presidentit Trump, Ambasadori Richard Grenell dhe delegacionit të LDK-së, media ka  mësuar nga një burim i saj, se në takim janë diskutuar tema më me peshë për të cilat janë në prioritete për qytetaret e vendit, formimi i qeverisë re, dhe përkushtimi për rend dhe ligj në Kosovë.

Kurse lidhur me frymën që u zhvillua takim, burimi  ka bërë të ditur “se takimi ka shkuar shumë mirë dhe se ka pasur diskutime shumë te dobishme. Delegacioni i LDK-së e ka njoftuar ambasadorin Grenell me përpjekjet që po bëhen për të arritur një marrëveshje për formimin e qeverisë se re.     

Ambasadori Richard Grenell nga ana e tij e ka inkurajuar LDK-në që të ruajë përkushtimin për rend dhe ligj dhe të marrë vendime të duhura në të mirë qytetare të Kosovës. Gjithashtu ai ka kerkuar heqjen e takses ndaj Serbisë.

Lidhur me njërën nga temat që vazhdon  të mbaj “peng” avancimin e Kosovës në integrimet Veri-Atlantike, siç është dialogu me Serbin, diplomati amerikan mësohet “të ju ketë thënë delegacionit të LDK-së, se duhet të punohet në e avancimin e dialogut më Serbinë”.

Një temë ku është përqendrua, diskutime ka saktësuar burimi ka qenë ajo  zhvillimit ekonomik, “ai ka kërkuar përqendrim në politikat që thellojnë zhvillimin ekonomik dhe krijojnë vende pune për popullin e Kosovës”.

(Kosova Sot Online)