Publikohen pamjet, momenti kur SHBA vret gjeneralin e forcave elite të Iranit

  • 03 January 2020 - 17:20
Publikohen pamjet, momenti kur SHBA vret gjeneralin e forcave elite të Iranit

Ky është momenti që dy gjeneralë të Gardës Revolucionare Islame u vranë në sulmin ajror amerikan në aeroportin e Bagdadit Nga bombardimi mbeti i vrarë edhe Gjenerali Qasem Soleimani, kreu i forcave elite të Gardës Revolucionare të Iranit.

Pamjet e filmuara pranë aeroportit dhe të shpërndara nga stacioni televiziv irakian AhadTV tregojnë një shpërthim të madh pasi njëra nga dy makinat u shkatërrua nga raketat precize të premten në mëngjes.

Gjeneral brigade Hussein Jafari Nia dhe gjeneralmajor Hadi Taremi janë në mesin e të vdekurve nga agjensia gjysmë zyrtare Fars, së bashku me kolonelin e Gardave Shahroud Mozaffari Nia dhe Kapiten Waheed Zamanian.

Abu Mahdi al-Muhandis, zv / komandant i Forcave të Mobilizimit Popullor të Irakut me qendër në Irak, ishte gjithashtu midis viktimave.

Mohammad al-Shibani, dhëndri i Muhandis, thuhet gjithashtu se ka vdekur së bashku me Heydar Aliun, Muhamed Reza al-Jaberi dhe Hassan Abdul Hadi, të gjithë figurat e larta të PMF.

Irani ka premtuar një ‘hakmarrje shkatërrimtare’ dhe ‘xhihad’ ndaj Shteteve të Bashkuara pas sulmit.

(Kosova Sot Online)