Amerika i çon në Kosovë edhe 100 ushtarë: Ballkani është një vend “i nxehtë”

  • 03 January 2020 - 20:38
Amerika i çon në Kosovë edhe 100 ushtarë: Ballkani është një vend “i nxehtë”

Më shumë se 100 anëtarë të Gardës Kombëtare të Kolorados janë duke u thënë lamtumirë familjeve të tyre ndërsa përgatiten për të ardhur në Kosovë.

Rreth 130 ushtarë do të kalojnë vitin e ardhshëm në Kosovë duke ushtruar sulme ajrore, evakuim të viktimave dhe mbështetje luftarake së bashku me forcat e NATO-s.

Mund të duket si një vend paqësor, por drejtuesit e Gardës Kombëtare të Kolorados ua kujtojnë ushtarëve që Ballkani është një vend “i nxehtë”. 

“Unë kurrë nuk kam qenë jashtë vendit më parë, kështu që do të jetë një përvojë e re argëtuese,” tha 23-vjeçarja Kelley Bowers nga Aurora, raporton MSN News.

Të tjerët brenda grupit janë veteranë që kanë shërbyer në vende të ndryshme.

“Unë kam qenë në Afganistan për gjashtë muaj dhe atëherë kisha mundësi të shkoj në shtëpi për ta parë familjen time për rreth 40 ditë, ndoshta. Ndërsa tani jemi duke shkuar për në Kosovë për 11 muajt e ardhshëm,” tha Stanton walker nga Cedaredge, i cili falënderon gruan e tij.

Ndërsa një tjetër ushtarak tha se ne po shkojmë në Kosovë për interes të sigurisë kombëtare.

“Ne jemi atje në interes të sigurisë sonë kombëtare. Do të kthehemi më të gatshëm nga ç’kemi qenë ndonjëherë. Dhe ne do të kthehemi të sigurt,” tha Walsh.

(Kosova Sot Online)