Miftari: Kjo është prokurorja që e shpëtoi Kadri Veselin nga burgu...

  • 03 January 2020 - 21:20
Miftari: Kjo është prokurorja që e shpëtoi Kadri Veselin nga burgu...

Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Policisë dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka reaguar ndaj prokurores Drita Hajdari.

Miftari përmes një postimi në Facebook, Prokuroren Hajdari e ka cilësuar si prokurore të SHIK-ut.

Miftari thotë se në Kosovë nuk ka as gjykata e as drejtësi, duke shtuar se prokurorja e aferës Pronto e ka vendin në burg.

Sipas tij, Drita Hajdari e ka shpëtuar Kadri Veselin nga burgu në aferën e MPB-së me pasaporta.

Postimi i plotë:

Prokurorja e SHIK_ut

Në shtetin e Kosoves nuk ka as gjykata as drejtsi se gjygjtari dhe prokurori i aferes Pronto vendin e kan në burg dhe hetuesi.!
Prokurorja e PDK (shik_ut) Drita Hajdari pasi e shpëtoj Kadri Veselin nga burgu në aferen në MPB me pasaportat Natalia Veliu,tani e njejta prokurore tani shpeton-rahaton akteret e Prontos atë vetëm akterët e mesum pasi profili krysor i akterve i Prontos Thaqi, Veseli,Lushtaku,Qitaku..as që guxoj ti thrras ne hetusi naj her.!

Njejt dot përfundon edhe gjykimi i aferes Veterant e rrejshum në kët shtet nuk ka ligj që i denon politiqart e korruptuar me krevata kapsit dhe pronarët që e kan privatizuar edhe vet shtetin dhe krejt sistemin .!

Image

(Kosova Sot Online)