Aksident me të lënduar në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë

  • 03 January 2020 - 22:01
Aksident me të lënduar në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë

Një aksident me të lënduar ka ndodhur sonte në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sonte rreth orës 19:30, në rrugën nacionale Mitrovicë -Prishtinë segmenti rrugor zona e fshatit Pestovë. 

Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara tre persona kane kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)