Donald Trump: Ndërmorëm sulmin për të ndaluar luftën, jo për ta nisur

  • 03 January 2020 - 23:08
Donald Trump: Ndërmorëm sulmin për të ndaluar luftën, jo për ta nisur

Presidenti Donald Trump deklaroi se autorizoi sulmin ndaj komandatit të shërbimeve të inteligjencës dhe sigurisë në Iran për shkak se ai po përgatiste një sulm të menjëhershëm dhe të tmerrshëm mbi amerikanët.

“Ne e kapëm në veprim dhe i dhamë fund” tha Trump sot një ditë pas sulmit që vrau gjeneralin Kasem Soleimani.

Trump u tha reporterëve: Ne ndërmorëm këtë vendim për të ndaluar një luftë. Nuk ndërmorëm veprim për të nisur një luftë”.

(Kosova Sot Online)