Sherr mes shqiptarëve dhe nigerianëve në Itali, njëri përfundon në spital me nofull të thyer

  • 04 January 2020 - 09:02
Sherr mes shqiptarëve dhe nigerianëve në Itali, njëri përfundon në spital me nofull të thyer

Pasditen e djeshme ka ndodhur një konflikt serioz mes katër personave në Torino të Italisë.

Një përleshje midis dy shtetasve me kombësi nigeriane dhe dy shtetasve me kombësi shqiptare ndodhi në rrugën Corso Giulio Cesare.  Motivi i sherrit nuk dihet ende.

Të dy nigerianët kanë precedentë penal, ndërsa për sa u përket shqiptarëve, vetëm njëri prej tyre ka precedent të ngjashëm.

Policia njoftoi se gjatë sherrit u përdorën edhe armë të ftohta. Përdorimi i disa kaçavidave shkaktoi lëndime tek tre prej tyre që përfunduan në Repartin e Emergjencave të Spitaleve San Giovanni Bosco dhe Gradenigo. Pas trajtimit, tre prej katër personave të përfshirë në sherr iu vunë prangat nga karabinierët dhe u shoqëruan në polici.

Njëri prej tyre mbeti në spitalin e San Giovanni Bosco për shkak të legenit dhe nofullës së thyer. Nuk dihet nëse është me kombësi shqiptare apo nigeriane.

Kontrollet rituale bënë të mundur marrjen e disa masave. Ata do të dalin para gjykatës për akuzën e përleshjes së rëndë.

Hetimet po vazhdojnë për të zbardhur dinamikën e grindjes së dhunshme.

(Kosova Sot Online)