Nën kërcënimin e armës dy persona ia vjedhin paratë viktimës në Fushë Kosovë

  • 04 janar 2020 - 12:08
Nën kërcënimin e armës dy persona ia vjedhin paratë viktimës në Fushë Kosovë

Policia ka njoftuar se dy të dyshuar i kanë grabitur portofolin me para një personi.

Ngjarja ka ndodhur në Rrugën e Pejës në Fushë Kosovë rreth orës 20:00 para dy ditësh.

Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se dy të dyshuar nën kërcënimin e armës i kanë grabitur portofolin në të cilin kishte 50 euro.

Nuk raportohet për të lënduar.

(Kosova Sot Online)