“Pronto dëshmia kryesore”, flet eksperti: Kështu vepron drejtësia selektive

  • 04 January 2020 - 17:55
“Pronto dëshmia kryesore”, flet eksperti: Kështu vepron drejtësia selektive

“Rasti Pronto është dëshmi se si po zgjidhen rastet. Derisa po e marrin epilogun edhe po shpresojmë, por me marrjen e epilogut po ndodhë e kundërta. Rasti Pronto është dëshmia kryesore se si punon “ drejtësia” në Kosovë. Përgjimet e Pronto-s janë publikuar në mënyrë të pa autorizuar nga Prokuroria, ishte pjesë e hetimit dhe ata vendosën që të diskreditojnë dikën, i publikuan incizimet në mënyrë selektive duke i goditur disa më lehtë e disa më rëndë. Jua luajtën lojën disave me qëllim të diskriminimit brenda ish klaneve partiake”, thotë Preteni për “Kosova Sot Online”.

Teksa kemi shkelur në vitin 2020, në bilancin e gjyqësorit të Kosovës për punën që është bërë deri në fund të vitit 2019, është raportuar se kanë mbetur edhe rreth 12 mijë lëndë të pazgjidhura vetëm në Gjykatën e Apelit. 

“Në punë gjithsej kemi pasur 27 mijë e 664 lëndë. Prej tyre kemi zgjidhur 15 mijë e 959. Ndërsa në punë vazhdojnë të mbesin edhe 11 mijë e 705”,ka thënë zëdhënësi i kësaj gjykate, Arbër Jashari.

 

Duke analizuar këtë gjendje, njohësit e fushës së të drejtës dhe analistët e politikës, konsiderojnë se kjo është edhe një dëshmi e dështimit total të drejtësisë kosovare edhe në vitin 2019. 

Madje shprehet shqetësimi serioz se kjo gjendje do të vazhdoj edhe në këtë vit, sepse fjala është për ndikimin e thellë të politikës në institucionet e drejtësisë, e cila po mbetet një njollë e zezë për Kosovën.

Image
Hasan Preteni

Kështu mendon edhe eksperti i kësaj fushe, Hasan Preteni, sipas të cilit, më së miri e dëshmon këtë ndikim të politikës në drejtësi, rasti i fundit i ditës sa parë të punës në vitin 2020 në gjyqësorin e Kosovës, rasti “PRONTO”. 

“Rasti Pronto është dëshmi se si po zgjidhen rastet. Derisa po e marrin epilogun edhe po shpresojmë, por me marrjen e epilogut po ndodhë e kundërta. Rasti Pronto është dëshmia kryesore se si punon “ drejtësia” në Kosovë. Përgjimet e Prontos janë publikuar në mënyrë të pa autorizuar nga Prokuroria, ishte pjesë e hetimit dhe ata vendosën që të diskreditojnë dikën, i publikuan incizimet në mënyrë selektive duke i goditur disa më lehtë e disa më rëndë. Jua luajtën lojën disave me qëllim të diskriminimit brenda ish klaneve partiake”, thotë Preteni për “Kosova Sot Online”.

Madje, sipas tij hapja e këtij rasti ka pasur qëllim kryekëput politik, dhe ashtu i dirigjuar nga politika edhe u përmbyll me lirimin e të dyshuarve nga aktakuzat. 

“Vet hapja e rastit pastaj u shfrytëzua politikisht që kinse i hapim rastet ku janë të përfshirë edhe zyrtarët e lartë. Edhe koha e mbylljes, verdikti gjyqësor nuk është i rastësishëm. U bë para se të konstituohet “pushteti i ri” për të cilin jam i bindur se do të fillon nga Prokuroria. Prioritet i prioriteteve është pastrimi i këtij mekanizmi të kapur, të shantazhuar dhe jo profesional’, deklaron Preteni për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)