“Pazaret me Serbinë”, vjen akuza shokuese ndaj Hashim Thaçit & Co

  • 05 January 2020 - 07:39
“Pazaret me Serbinë”, vjen akuza shokuese ndaj Hashim Thaçit & Co

“Banda e pushtetarëve në krye me kapon e tyre Hashimin e Brojes, jo vetëm që nuk u përkujdesën fare për dëmet e luftë që i ka shkaktuar Serbia fashiste, por këtyre as që u ka brengosur kjo. Kjo bandë e faqes së zezë në krye me këtë faqezi, pa asnjë të bardhë është marr me interesa të tyre personale që Kosovën e shtrinë në shtratin e vdekjes, bile i qitën edhe emër të zi në botën e qytetëruar, që edhe ai banori më i largët i Afrikës tashmë po e di se vendi ynë është vendi më i korruptuar, dhe krejt me fajin e këtij llumi banditësh”, thotë Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik, Reshat Badallaj ka hedhur akuza të rënda kundër drejtuesve të qeverive të deritanishme të Kosovës, e në veçanti kundër Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit që për gjithë këto vite në politikë në krye të institucioneve dhe në bisedimet me Serbinë, asnjëherë nuk janë kushtëzuar këto bisedime me kërkesën për kompensimin e dëmeve të luftës, as për zbardhjen e fatit të të zhdukurve.

Sipas Badallajt, edhe pse dëmet e luftës që Serbia ka shkaktuar në Kosovë llogariten mbi 22 miliardë euro, pushtetarët në krye me Hashim Thaçin, duan t`ia falin Serbisë ato, prandaj kjo klasë politike e pas luftës është përkujdesur që edhe pas dy dekadash, drejtësia kosovare të mos ndërmerr asgjë për paditë e qytetarëve dhe bizneseve kundër Serbisë për dëmet e luftës.

Më tej, Badallaj thotë se drejtësia kosovare e dirigjuar nga politika e inkriminuar, ka refuzuar ta adresojë çështjen e kompensimit të dëmeve të shumta që iu bënë qytetarëve dhe bizneseve, përfshirë edhe shtypshkronjën dhe gazetën “Kosova Sot”, nga regjimi gjenocidial serb, por edhe të gjithë të tjerëve që ngritën padi në Gjykatë, duke mbajtur kështu krahun e Serbisë fashiste.

Image
Reshat Badallaj

“Banda e pushtetarëve në krye me kapon e tyre Hashimin e Brojes, jo vetëm që nuk u përkujdesën fare për dëmet e luftë që i ka shkaktuar Serbia fashiste, por këtyre as që u ka brengosur kjo. Kjo bandë e faqes së zezë në krye me këtë faqezi, pa asnjë të bardhë është marr me interesa të tyre personale që Kosovën e shtrinë në shtratin e vdekjes, bile i qitën edhe emër të zi në botën e qytetëruar, që edhe ai banori më i largët i Afrikës tashmë po e di se vendi ynë është vendi më i korruptuar, dhe krejt me fajin e këtij llumi banditësh”, thotë Reshat Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Sipas Badallajt, këta njerëz të krimit, vetëm dukja fizike i barazon me njerëzit normal, ndryshe këta janë banditë e shkuar banditëve që janë të gatshëm ta rrënojnë shtetin për interesin e tyre personal.

“Kjo bandë banditësh, të veshur në xhaketën e shtetit, jo vetëm që nuk bënë asgjë në këtë drejtim,por përkundrazi bënin sevda dhe dyzen ahengu pikërisht me argatët dhe krahun e djathtë të kasapit të Evropës, Slobodan Millosheviqin, Aleksandër Vuqiqin, që e bënë edhe kumbar. Ndryshe nuk mundë të pritej gjë nga kjo bandë banditësh të kërkoj llogari nga Serbia për dëmet e luftës. Por, lëre të ishte vetëm kjo, por kjo bandë banditësh shkuan edhe me tej, në Prishtinë e ulën sistemin e kalbur të drejtësisë, që deri dje ky soj faqezinjsh pa fije turpi i kanë dënuar shqiptarët për interesa të Serbisë fashiste dhe me procese politike. Dua të them se kjo bandë banditësh, e kam fjalën për majat e shtetit, e bënë zap këtë dikaster të marres së zezë dhe nuk guxonin të bënin as gëk e as mëk, përkundrazi u bënë sahanlëpirës e puthadorë të tyre”, thekson Badallaj për “Kosova Sot Online”.

“Ka edhe më keq se kjo bandë banditësh kanë hyrë në pazar me gjakësorët serbian se si t’ia falin Serbisë fashiste të gjitha dëmet që i ka shkaktuar, natyrisht se pikërisht pasuria e kësaj bande banditesh as një fije kashte nuk u dogj, prandaj kjo bande banditësh tentojnë ti bëjnë llogaritë me Serbinë pa hanxhiun”, shton analisti Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Për të gjitha këto të bëma në dëm të shtetit dhe popullit, Badallaj thotë se një ditë do të vie ndëshkimi nga populli.

“Por, duhet ditur mirë dhe njëherë e përgjithmonë se këto dëme nuk i falë populli sepse është djersa e popullit dhe jo djersa e e kësaj bande. Shpresojmë se në Kosovë po vjen një epokë e re që do t’i kërkoj të gjitha dëmet dhe krimet që i ka bërë Serbia fashiste sepse këtë nuk e bënë ata mbeturina dhe qelbësira që thyen qafën”, përfundon Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)