Ramush Haradinaj kujton Shaban Shalën: I ndershëm, besnik dhe patriot i vërtetë

  • 05 January 2020 - 09:52
Ramush Haradinaj kujton Shaban Shalën: I ndershëm, besnik dhe patriot i vërtetë

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka kujtuar gjeneralin Shaban Shala në tetë vjetorin e rënies së tij.

Përmes një shkrimi në Facebook, Haradinaj e ka cilësuar Shalën si personazh i epokave më të ndritura të historisë së Kosovës.

“Para luftës ishte në organizimet atdhetare qe i paraprinë themelimit të UÇK-së, ndërsa në luftë u shqua si organizator dhe prijës i saj”. 

“I ndershëm, besnik dhe patriot i vërtetë, do vazhdonte kontributin e tij në ndërtimin e vendit, me theks të veçantë themelimin e zhvillimin e TMK-së dhe FSK-së”.

“8 vite më parë, ai iu bashkua të vëllait dëshmor Bedriut e shumë bashkëluftëtarëve të tjerë, duke lënë zbrazëtirë të madhe në proceset shtetndërtuese, por duke mbetur përgjithmonë në kujtesën historike”.

(Kosova Sot Online)