E rëndë: 16-vjeçari plagos me thikë vëllain pas një sherri

  • 05 January 2020 - 09:55
E rëndë: 16-vjeçari plagos me thikë vëllain pas një sherri

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Luz të Fushë-Krujës ku një i mitur ka goditur me thikë vëllain. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për 16-vjeçarin me inicialet O.O.

Pak pas krimit, specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, arrestuan në flagrancë të miturin. Ai akuzohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur më mjet prerës (thikë) vëllain e tij shtetasin A.O.,22 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës. Ndërkohë, nuk dihen detaje nga sherri mes dy vëllezërve, si dhe gjendja e të plagosurit. Aktualisht policia po heton për ngjarjen në fjalë.

(Kosova Sot Online)