E tmerrshme, vazhdojnë përleshjet ilegale të qenëve

  • 05 January 2020 - 14:18
E tmerrshme, vazhdojnë përleshjet ilegale të qenëve

Në një video të publikuar shihet se si persona të pandërgjegjshëm i shtyjnë qentë që të përleshën.

Këto përleshje ilegale sipas informatave të siguruara nga media janë bërë në fshatin Kashtanjevë, Komuna e Shtërpcës.

Në këtë video shihet se si qentë përleshën për afro 20 minuta, ku pas përleshjes qentë gjakosen dhe pësojnë lëndime.

Kurse një numër i madh personash shihet që  janë vetëm spektator të kësaj ngjarje të tmerrshme.

(Kosova Sot Online)