SHBA-ja dhe Irani në prag të luftës, reagon Papa Françesku

  • 05 January 2020 - 14:36
SHBA-ja dhe Irani në prag të luftës, reagon Papa Françesku

Dy ditë pas vrasjes së Gjeneralit të lartë Iranian, Qasem Soleimani nga Shtetet e Bashkuara, Papa Françesku bëri thirrje për dialog dhe vetëpërmbajtje.

Teksa foli në lutjen e së dielës në Vatikan, Papa foli për një ajër të tmerrshëm tensioni që tani mund të ndihet në shumë pjesë të botës.

“Unë u bëj thirrje të gjitha palëve të mbajnë ndezur flakën e dialogut dhe të vetëpërmbajtjes dhe të largohen nga hija e armiqësisë,” tha ai. 

Më tej shtoi:

“Lufta sjell vetëm vdekje dhe shkatërrim.”

Ju kujtojmë se të premten, një sulm amerikan me dron, në një kolonë në aeroportin e Bagdadit vrau komandantin ushtarak iranian Qassem Soleimani, duke dhënë premtime për hakmarrje të ashpër nga Teherani.

(Kosova Sot Online)