Ja çka pritet të ndodhë sot në Kosovë

  • 06 January 2020 - 08:13
Ja çka pritet të ndodhë sot në Kosovë

Qytetarët e Gjakovës protestojnë kundër ardhjes së pelegrinëve serbë. (Para kishës ortodokse në Gjakovë – përballë KEDS-it, ora 8.30).

Deniza Limani, drejtoreshë e DKRS në Gjilan mban konferencë për media, ku do të paraqitet puna njëvjeçare. (Zyra e kryetarit Lutfi Haziri, këndi i konferencave, ora 11.00).

Mbahet mbledhja e Grupit Parlamentar të LDK-së. (Selia qendrore e LDK-së, ora 13.00).

Mbahet mbledhja e Kryesisë së LDK-së. (Selia qendrore e LDK-së, ora 14.30).

Presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti takohen në Zyrën e Presidencës. (Ora 15.00).

(Kosova Sot Online)