Australia në kaos, myslimanë e të krishterë luten së bashku për reshjet e shiut

  • 06 January 2020 - 11:33
Australia në kaos, myslimanë e të krishterë luten së bashku për reshjet e shiut

Njerëz të shumtë janë mbledhur në Parkun Bonython në qytetin Adelaide në Australinë Jugore për tu lutur për reshjet e shiut.

Në park kanë bërë lutje të përbashkëta myslimanë e të krishterë, shkruan Daily Mail.

Prifti Patrick McInerey iu bashkua lutjes në emër të Qendrës për Marrëdhënie të Krishterë dhe Myslimanë.

“Miku im, Profesori Mohamad Abdalla, i dha khutbah (predikim) duke theksuar pendimin  besimin te Zoti i cili është Dhënësi i Mëshirshëm”, tha ai.

Rreth 500 zjarrfikës vazhdojnë të luftojnë zjarret nëpër pjesë të shumta të Australisë.

Zjarret kanë nisur që nga fundi i dhjetorit 2019 dhe u përshkallëzuan nga kushtet e fundit të motit të nxehtë dhe me erë.

(Kosova Sot Online)