Oferta e Kurtit, reagon Agim Veliu: Kështu nuk është në rregull…

  • 06 January 2020 - 13:51
Oferta e Kurtit, reagon Agim Veliu: Kështu nuk është në rregull…

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti, ka publikuar një video në Facebook ku i bënë përsëri ofertë Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) që të dërgoj 5 emra për ministra dhe zvkryeministrin e parë para se Kurti të zhvilloj takimin me kreun e shtetit, Hashim Thaçin.

E menjëherë pas kësaj, nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, tha se nuk e ka parë ende ofertën e re të Kurtit, por që sipas tij gjërat kanë ndryshuar që nga seanca konstituive e Kuvendit ku VV vendosi në krye të Kuvendit, Glauk Konjufcën. 

“Nuk është rrugë e duhur kjo të komunikohet në publik, nuk e kam parë ofertën, por pas 26 dhjetorit ku u zgjedh kryetari i kuvendit nga VV, LDK duhet ta shqyrtoj pozicionin tonë. Do të mblidhemi sot për të shqyrtuar të gjitha opsionet tona”, ka thënë shkurt Veliu.

(Kosova Sot Online)