Porto Riko-ja goditet nga një tërmet prej 5.8 ballësh

  • 06 January 2020 - 15:03
Porto Riko-ja goditet nga një tërmet prej 5.8 ballësh

Instituti Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara njoftoi se Porto-Rikoja është goditur të hënën nga një tërmet i fuqishëm prej 5.8 shkallësh të Rihterit.

Epiqendra e tërmetit ishte rreth 13 kilometra në jugperëndim të qytetit Indios, gjashtë kilometra nën sipërfaqen e tokës.

Deri më tash, autoritetet e këtij vendi nuk kanë raportuar për persona të lënduar apo dëme material.

Në vitin 1918, ky territor ishte goditur nga një tërmet prej 7.1 shkallësh, duke lënë të vdekur rreth 100 njerëz. Dridhja e fortë e asaj kohe kishte shkaktuar edhe cunami, shkruan “CNN”.

(Kosova Sot Online)