Kërkohet hetimi i Devollëve dhe Behgjet Pacollit, kjo është arsyeja!

  • 06 January 2020 - 16:48
Kërkohet hetimi i Devollëve dhe Behgjet Pacollit, kjo është arsyeja!

“Firmat e tilla i kanë arritur qëllimet e veta me nënshkrimin e kontratave tipike anti ligjore dhe të mbështetura në interesa informale të grupeve të ndryshme kriminale në Kosovë. Kontratat e tilla duhet të jenë objekt i shqyrtimit të organeve të ndjekjes sepse janë nënshkruar në dëm të vendit dhe në llogari të firmave, si Devollët dhe Pacollët”, thotë Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Kosova po rrezikon të humbasë edhe qindra miliona euro në rastet e arbitrazheve ndërkombëtare, pasi janë katër kompani që kanë paditur Republikën e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit, derisa edhe dy të tjera po e paralajmërojnë një gjë të tillë. Vlera e këtyre padive shkon në rreth 200 milionë euro. E në mesin e padive në arbitrazh është edhe Kompania e Blerim Devollit që e ka dërguar përsëri në Arbitrazh Telekomin, kurse një padi tjetër është e adresuar edhe nga Behgjet Pacolli.

Profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi ka reaguar ashpër ndaj përpjekjeve që janë duke bërë njerëzit e caktuar nga strukturat e politikës së inkriminuar, për ta zhvatur shtetit nëpërmes të arbitrazheve ndërkombëtare, sikur është rasti i ri i Devollëve kundër Telekomit, dhe tjetri i Behgjet Pacollit rreth kontesteve të privatizimit.

Profesor Kelmendi duke folur për “Kosova Sot Online”, ka thënë se këtë mundësi të zhvatjes përmes arbitarzhit ndërkombëtar, Devollëve dhe Pacollit ua kanë mundësuar kontratat e nënshkruara në mënyrë të pa ligjshme, prandaj këtu zinxhiri i përgjegjësisë është tepër i gjatë.

Image
Muhamet Kelmendi

“Firmat e tilla i kanë arritur qëllimet e veta me nënshkrimin e kontratave tipike anti ligjore dhe të mbështetura në interesa informale të grupeve të ndryshme kriminale në Kosovë. Kontratat e tilla duhet të jenë objekt i shqyrtimit të organeve të ndjekjes sepse janë nënshkruar në dëm të vendit dhe në llogari të firmave, si Devollët dhe Pacollët. Këto dhe të tjerat që shkojnë në Arbitrazhin Ndërkombëtar do ti fitojnë kontestet sepse kontratat janë në llogari të tyre. Ato janë nënshkruar në atë mënyrë ku fituese janë firmat e tilla dhe humbës është shteti i ynë si dhe firmat publike dhe ato shtetërore. Kështu është edhe kontrata midis Devollit Company dhe Telekomit të Kosovës. Raste të tilla ka edhe firma e Pacollit. Ka edhe raste tjera si psh. ish blerësit e Magurës, ka akuzuar në Arbitrazh Kosovën për 15 milionë euro”, thotë Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Sipas Kelmendit, të gjitha këto firma do të fitojnë në arbitrazh, pasi që kontratat gjithnjë janë dizajnuar ashtu që në rast të shkëputjes së saj, përfitues të jetë pala e dytë, sepse qëllimi ka qenë gjithmonë që deri në fund të përfitojnë grupet informale nga politika. 

“Është për keqardhje që me ato vendime të arbitrazhit pritet që të ndëshkohet përsëri shteti i Kosovës. Sido qoftë, organet e drejtësisë së shtetit të Kosovës nuk do të duhej të heshtin para rasteve të tilla, por nga këto organet e Kosovës kërkohet të dalin me procedurë penale kundër ish nënshkrueseve të kontratave dhe kundër atyre ish qeveritarëve që atëherë kanë lejuar, madje edhe i kanë përkrahur kontratat e tyre. Kështu ka ndodhur psh. edhe me KEDS-in. Edhe këtu kemi një kontratë tipike kriminale dhe përgjegjës është konkretisht ish qeveria që e nënshkroi këtë kontratë. Këtu kemi me miliona euro fitime nga elementët e ndryshëm të ish-qeverisë. Fakte ka mjaftë por vetëm kërkohet të hetohen dhe të mos hezitohet, duhet hetuar dhe nxjerr para drejtësisë për ti ndalur krimet e tilla në vendin tonë por fatkeqësisht është e habitshme se si Prokuroria e Kosovës nuk po vepron fare dhe kështu vetëm sa po vazhdon të lulëzon krimi i tillë”, përfundon profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)