Ja kush e zbulon skenarin: Tronditet Veseli, Thaçi rikthehet në krye të PDK-së

  • 06 January 2020 - 18:01
Ja kush e zbulon skenarin: Tronditet Veseli, Thaçi rikthehet në krye të PDK-së

“Dominimi i grupeve të interesit në PDK, duket hapur se ka prishur ekulibrat dhe ka tendencë për rebelim brenda për brenda këtij subjekti politik, për shkak të ndryshimeve që Veseli ka provuar të bëjë së fundmi në krye të partisë. Madje megjithëse reputacioni politik i Hashim Thaçit, sidomos me çmenduritë e tij për ndryshimin e kufijve të Kosovës ka rënë shumë poshtë, një pjesë e njerëzve brenda PDK-së, duket se ende e duan Thaçin në krye, dhe lufta për kthimin e tij në krye të partisë, veç sa ka filluar”, thotë Qarri për “Kosova Sot Online”.

Ish Kryetari i Degës së PDK-së në Prishtinë, Lirak Çelaj, ka shpërthyer së fundi kundër Kadri Veselit duke e akuzuar se në PDK, më shumë kanë ndodhur spastrime nga disa njerëz të pa dëshirueshëm aty dhe të pa dëgjueshëm ndaj Kadri Veselit, se sa reformë e mirëfilltë partiake që po e trumbeton kreu i PDK-së, Kadri Veseli.

“Në emër të gjoja reformës, nga disa bashkëpunëtorë tuaj, por shumë të përkrahur nga ju,më shumë janë bërë spastrime sesa reforma”, ka shkruar Çelaj, në një letër publike drejtuar Kadri Veseli.

Ai ka thënë se rasti i fundit me zgjedhjen e Kryesisë, është shkelja më flagrante e të drejtës që e mbron Statuti i Partisë, ku secili anëtar ka të drejtë të zgjedhë dhe të zgjidhet në të gjitha instancat e partisë. 

“Pra ju keni emëruar një grup njerëzish dhe nuk keni lejuar të zhvillohet garë demokratike siç e do demokracia. Keni shpërfillur besimin e strukturave të PDK-së duke vënë në krye të saj njerëz që u pëlqejnë bashkëpunëtorëve tuaj, por jo Partisë”, i drejtohet Lirak Çelaj Kadri Veselit.

Nisur nga këto zhvillime të fundit, analistët politikë e shohin të vështirë mundësinë reformimit dhe të ringritjes së PDK-së atje ku ishte para dy mandatesh, sepse qytetarët kanë humbur besimin jo vetëm tek PDK-ja, por edhe tek të gjitha partitë e krahut të luftës të udhëhequra nga ish komandantët, që e zhvatën këtë shtet dhe u bënë super milioner brenda natës.

E lidhur me rënien e PDK-së, për “Kosova Sot Online” flet analisti politik, Gani Qarri.

Image
Gani Qarri

“Rënia dhe dekompozimi brenda për brenda PDK-së, ka filluar qysh kur Thaçi ishte kryetar,madje vetëm në pjesën e parë të vitit 2016, nga PDK u larguan katër deputet,të cilët atëherë llogaritej se në zgjedhje kishin marrë mbi 40 mijë vota, të qytetarëve të Kosovës. Hashim Thaçi me idenë kuislinge për ndarjen e Kosovës e cila jo vetëm që u shndërrua në precedentin më të rrezikshëm për vendin, por dëmtoi Kosovën në të gjitha drejtimet e sidomos në planin ndërkombëtar, duke bllokuar të gjitha njohjet e reja dhe nxitur fillimin e tërheqjes së njëpasnjëshme të njohjeve të mëparshme, dëme të cilat as Serbia nuk do të kishte mundur t`ia bënte këtij populli dhe vendi, ai jo vetëm se krijoi më shumë armiq se sa mbështetës për vete, por denigroi tërësisht edhe vet PDK-në”, thotë analisti politik, Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

Ndaj, sipas Qarrit trendi i rënies së kësaj partie kishte filluar që në kohën kur ajo udhëhiqej nga Thaçi, kështu që as katapultimi i Kadri Veselit në krye të saj nuk mund ta ndihmonte më as ndalonte këtë trend.

“Dominimi i grupeve të interesit në PDK, duket hapur se ka prishur ekulibrat dhe ka tendencë për rebelim brenda për brenda këtij subjekti politik, për shkak të ndryshimeve që Veseli ka provuar të bëjë së fundmi në krye të partisë. Madje megjithëse reputacioni politik i Hashim Thaçit, sidomos me çmenduritë e tij për ndryshimin e kufijve të Kosovës,ka rënë shumë poshtë, një pjesë e njerëzve brenda PDK-s, duket se ende e duan Thaçin në krye, dhe lufta për kthimin e tij në krye të partisë, veç sa ka filluar, veçanërisht tani kur po paralajmërohet se Qeveria e re, nuk do të lejojë që ai ti udhëheqë më bisedimet me Serbinë dhe afati i qëndrimit të tij në krye të shtetit, është pranë skadencës. Këtë e vërteton edhe letra e ish kryetarit të degës së PDK’së në Prishtinë, Lirak Çelaj i cili megjithëse ishte pjesëtar i UÇK-s, aktor, dhe pjesëmarrës në fushën e artit e të kulturës, ai as vet nuk arriti të fitojë në garat për të parin e Prishtinës, ka shpërthyer së fundi kundër Kadri Veselit duke e akuzuar atë personalisht se në PDK, më shumë është bërë spastrim se sa reformë partiake”, shton Qarri për “Kosova Sot Online”. 

Më këto përplasje që po duken hapur në PDK, sipas Qarrit e ardhmja e këtij subjekti politik, por edhe copëzave të tjera politike të krahut të luftës, për shumë vite në vijim do të jetë e ardhme e zymtë dhe e dështuar, pasi të gjithë së bashku e zhvatën shtetin dhe qytetarët.

“Pas tkurrjes graduale, nga mandati në mandat dhe mbetjes së fundmi edhe në opozitë, pas zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, e ardhmja e PDK-s, duket hapur se jo vetëm që do të jetë bukur e zymtë, por kjo dhe te të gjitha partitë e krahut të luftës të udhëhequra nga ish komandantët që e zhvatën pareshtur këtë shtet dhe u bënë super milioner brenda natës, e kanë humbur tërësisht besimin te qytetarët e vendit. Kështu që tanimë, është shumë qesharake, vetëm të mendohet, se lëre më edhe të besohet, që vërtetë mund të reformohet PDK-ja vetëm pse është vënë Kadri Veseli në krye të saj, kur dihet se edhe Veseli ka qene pjese e po kësaj partie, qysh prej fillimit, si dhe pjese e çdo skandali tjetër të saj, fakt që dëshmon se PDK-n, jo vetëm që vërtetë e pret një tronditje e madhe, por ajo duket se përfundimisht edhe po shkon drejt ndarjes dhe fundosjes se plotë të saj”, përfundon analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Gani Qarri.

(Kosova Sot Online)