LDK i kundërpërgjigjet Albin Kurtit, kjo është kërkesa për Vetëvendosjen

  • 06 January 2020 - 18:24
LDK i kundërpërgjigjet Albin Kurtit, kjo është kërkesa për Vetëvendosjen

Pas mbajtjes së mbledhjes së Kryesisë, LDK përmes një komunikate ka thënë se partisë së parë i takon t’i  formojë institucionet dhe se janë të gatshëm t’i vazhdojnë bisedimet me VV, mbi bazën e mirëbesimit dhe partneritet.

Komunikata për Medie:

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, trajtoi situatën pas Konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

LDK-ja vlerëson se është në interesin më të mirë të vendit implementimi i rezultatit të zgjedhjeve të 6 tetorit 2019 dhe krijimi i intstitucioneve.

LDK-ja konsideron se partisë që ka dalë e para i takon përgjegjësia për të themeluar instuitucionet.

LDK-ja, edhe një herë shpreh gatishmërinë që të vijojë bisedimet me Lëvizjen Vetëvendosje, mbi bazën e mirëbesimit dhe të partneritetit.

LDK-ja vlerëson se pushtetet e balancuara dhe përgjegjësitë e përbashkëta janë jetike për funksionimin e koalicionit të mundshëm, si dhe për funksionimin demokratik të institucioneve.

LDK-ja fton Lëvizjen Vetëvendosje që të reflektojë mbi bazën e këtij parimi, në bazë të të cilit edhe është ndërtuar qëndrimi i LDK-së lidhur ndarjen e pushteteve dhe balancin ndërmjet tyre.

(Kosova Sot Online)