Ish agjenti i SHIK-ut e zbulon prapaskenën e skandalit “Pronto”, ja paralajmërimi i radhës

  • 07 January 2020 - 07:39
Ish agjenti i SHIK-ut e zbulon prapaskenën e skandalit “Pronto”, ja paralajmërimi i radhës

“Rasti i Grabovcit dhe shokëve të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit tregon se si krimi i organizuar politik kap shtetin Personalisht e kam pritur këtë epilog dhe për mua nuk ka qenë fare befasi kur kam par se kush ka qenë prokurore, Drita Hajdari prokurorja e rastit të pasaportave afera e Natalia Veliut ku e njëjta prokurore e shpëton edhe Kadri Veselin nga komprometimi, nga hetuesia e ndoshta edhe nga Burgu, pasi njerëzit e akuzuar por edhe të pa akuzuar nga MPB ishin njerëz të Kadri Veselit, sikurse që ishte edhe shoferi i tij personal me vëllanë e vetë”, thotë Miftari për “Kosova Sot Online”.

Njohësi i fushës së sigurisë, njëherit edhe ish agjent i SHIK-ut, Naim Miftari, ka reaguar ashpër kundër vendimit të i Gjykatës Themelore të Prishtinës, e cila i ka shpallur të pafajshëm të akuzuarit e rastit “Pronto”, Adem Grabovci, Zenun Pajaziti, Besim Beqaj dhe 8 të akuzuarit e tjerë.

Mirëpo Miftari thotë se tash storja e dytë e skandalit do të vazhdojë, pasi Prokuroria ka vendos të ankohet në Gjykatën e Apelit, e ku kryetar i kësaj gjykate është njeriu i afërt me Adem Grabovcin, njëri nga personat më me ndikim brenda sistemit të drejtësisë, Hasan Shala, ku sipas Miftarit, pikërisht këtë njeri aty e ka vendos Adem Grabovci me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

Image
Naim Miftari

“Rastin “Pronto” e tregon shumë mirë se si janë vendosur njerëzit nëpër pika kyçe të shtetit, të ekonomisë dhe të gjyqësisë. Rasti i Grabovcit dhe shokëve të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit tregon se si krimi i organizuar politik kap shtetin. Personalisht e kam pritur këtë epilog dhe për mua nuk ka qenë fare befasi kur kam par se kush ka qenë prokurore, Drita Hajdari prokurorja e rastit të pasaportave afera e Natalia Veliut ku e njëjta prokurore e shpëton edhe Kadri Veselin nga komprometimi, nga hetuesia e ndoshta edhe nga Burgu, pasi njerëzit e akuzuar por edhe të pa akuzuar nga MPB ishin njerëz të Kadri Veselit, sikurse që ishte edhe shoferi i tij personal me vëllanë e vetë. Pra kapësit e shtetit tani janë duke i mbyllur rastet gjyqësore shpejt e shpejt vetëm disa ditë para mandatimit të Albin Kurtit për formim të qeverisë, janë kah i mbyllin rastet pasi po kanë frik me ja trashëgua qeverisë në ardhje rastet e tyre korruptive”, thotë Miftari për “Kosova Sot Online”.

Sipas Miftarit, rasti tjetër i cili pritet të përfundojë shpejt e shpejtë në mënyrë po kaq qesharake, do të jetë edhe ai i veteranëve të rrejshëm, pasi i njëjti ndërlidhet me klanin dhe aferat e “Prontos”.

“Edhe rasti i gjykatës me aferën veteranët e rrejshëm do të përfundon në mënyrë qesharake, pasi nuk është fare sekret të thuhet se shumica e prokurorëve dhe gjyqtarëve deri në gjykatën Kushtetuese në Kosovë janë vetëm sekser dhe lodra të PKD-së-Prontove, e disa prej tyre ju takojnë edhe klaneve të LDK-së dhe AAK-së, prandaj në një shtet të kapur nga klanet e partive në pushtet drejtësia ma shumë ngjanë në teatër se sa në shtëpi ku respektohet ligji dhe ku bëhet drejtësia e shtetit. “Këta që e kontrollojnë sistemin e drejtësisë, Nikë Lumezi, Sylë Hoxha, Reshat Millaku ....e shumë Kalludrana tjerë nga gjykata ,prokuroria, nga KGJK, KPK dhe nga hetuesia janë vetëm lodra të pushtetarëve të korruptuar të Kosovës”, theksoi Miftari për “Kosova Sot Online”.

Prandaj sipas Miftarit, kjo shtresë e njerëzve të lidhur me politikën dhe krimin, mundë të pastrohen vetëm me ligjin Vetting, të mbikëqyrur në zbatim nga amerikanët.

“Pra këta zyrtar janë vetëm kukulla dhe marionetë të krimit të organizuar ku përmes pushtetit dhe organeve ndjekëse dhe të drejtësisë e ruajnë veten dhe pasurinë e tyre, duke përfshirë këtu edhe pasurin dhe interesin e klaneve të tyre nga ndëshkimi i ligjit, prandaj është jetike të formohet qeveria e re me LVV-në dhe LDK-në në pushtet, jo vetëm që të insistojnë por edhe ta pastrojnë Kretë këtë sistem me një ligj VETING, për të cilin pa tjetër kërkohet të jetë e fuqishme edhe ndihma amerikane sepse pa pastrim të shtetit nga nëntoka e politikanëve të korruptuar nuk do të kemi shtet dhe drejtësi për qytetarët por vetëm krim të organizuar që ngjitet deri në majat e shtetit”, përfundon Miftari për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)