Doganierët amerikanë habiten çka i gjejnë shqiptarëve në valixhe

  • 07 January 2020 - 09:39
Doganierët amerikanë habiten çka i gjejnë shqiptarëve në valixhe

Një histori e tillë ka ndodhur me dy shqiptarë që udhëtonin drejt ShBA-së. Ata kanë habitur autoritetet dhe mediat përtej Antantikut.

Autoritetet doganore në Aeroportin e Filadelfias në SHBA, përmes një qeni detektor zbuluan 14 kg produkte ushqimore të ndaluara, brenda në valixhen e dy shqiptarëve. Ngjarja ka ndodhur me 16 dhjetor të vitit të 2019, por është bërë sëfundmi publike.

Në valixhen që u përkiste dy udhëtarëve shqiptarë, emrat e të cilëve nuk u bënë publikë, raportohet se u gjetën mes të tjerash mish i papërpunuar, kremviçe, presh, plënc si dhe gështenja. Specialistët gjetën në mesin e gështenjave edhe dy insekte të gjalla.

Autoritetet i sekuestruan ushqimet dhe i lanë dy shqiptarët që të vazhdojnë vizitën e tyre në Filadelfia.

(Kosova Sot Online)