“Nuk kalon natë pa të menduar” – a është kjo videoja që vulosi fatin e gjeneralit iranian

  • 07 January 2020 - 09:53
“Nuk kalon natë pa të menduar” – a është kjo videoja që vulosi fatin e gjeneralit iranian

Pasi forcat amerikane vranë zyrtarin e lartë ushtarak iranian, gjeneralin Kasem Suleimani, në media u shfaq një video ku ai shihet duke fyer Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.

Konkretisht, në fjalimin e tij në vitin 2018, Suleimani e krahasoi sjelljen dhe fjalorin e Trumpit me atë të një “shankisti apo menaxheri kazinosh”.

Kështu Soleimani iu përgjigj akuzave të Trumpit kundër presidentit iranian Hassan Rohani.

Trump atë kohë paralajmëroi presidentin iranian që të mos kërcënonte SHBA-të, duke thënë se do të “vuante pasojat, siç i ka vuajtur pakkush në histori”.

Ai më tej tha se ndërsa Trump ishte në pushtet për më shumë se një vit, “retorika e tij është akoma si e një menaxheri kazinosh”.

“Bisedoni me botën në stilin e një kamerieri ose menaxheri kazinosh. Kur flitet në Kinë, Rusi, Evropë apo kudo në botë, ndjehet sikur kumarxhiu po flet”, tha Suleimani.

Atë kohë ai u drejtua Trumpit duke thënë se “nuk kalon asnjë natë e vetme pa të menduar në ëndërr”.

Kujtojmë se autoritetet iraniane kanë vënë një çmim mbi kokën e presidentit amerikan, Donald Trump, gjatë ceremonisë së varrimit të Gjeneralit, Qasem Soleimani.

Një shpërblim prej 80 milionë dollarë është vënë për këdo që e vret presidentin amerikan, pasi ky i fundit urdhëroi vrasjen me dron të gjeneralit iranian.

(Kosova Sot Online)