SHBA tregon muskujt, ngre në qiell avionët më të avancuar në botë

  • 07 January 2020 - 11:12
SHBA tregon muskujt, ngre në qiell avionët më të avancuar në botë

Në kulmin e tensioneve me Iranin, SHBA ka treguar forcën. Forca ajrore amerikane ka kryer një stërvitje duke ngritur në qiell 52 avionë F-35A të cilët vlejnë 4.2 miliardë dollarë.

F -35 njihet si avioni më i përparuar ushtarak i ngritur ndonjëherë në qiell.

Uashingtoni e ka fajësuar Soleimanin për vrasjen e trupave amerikane në Irak dhe e ka akuzuar atë për komplot për sulme të reja pak para vrasjes së tij, javën e kaluar pranë aeroportit të Bagdadit.

Vrasja e numrit të të Iranit nga SHBA ka shtuar tensionet mes dy shteteve. Soleimani ka udhëhequr milicitë iraniane në konfliktet në Siri, Irak, Liban dhe Jemen.

Shtetet e Bashkuara e kanë konsideruar si “terrorist”. Nga ana tjetër, Irani ka premtuar hakmarrje.

(Kosova Sot Online)