Irani ka 13 skenarë për t’u hakmarrë ndaj SHBA-së: Do të jenë makth historik për amerikanët

  • 07 January 2020 - 12:16
Irani ka 13 skenarë për t’u hakmarrë ndaj SHBA-së: Do të jenë makth historik për amerikanët

Irani është duke konsideruar 13 “skenarë hakmarrjeje” për t’iu kundërpërgjigjur amerikanëve për vrasjen e gjeneralit iranian Kasim Suleimani në Irak, tha sot sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare, Ali Ssamhani, shkruajnë mediat e huaja.

“Amerikanët duhet ta dinë se 13 skenarë hakmarrës janë diskutuar deri më tani në këtë Këshill, dhe madje edhe nëse ka konsensus për të ekzekutuar skenarin më të rëndë, ai mund të jetë një makth historik për amerikanët”, paralajmëroi Ali Shamhani.

Ndërkohë, sot kur u bë ceremonia e varrimit të gjeneralit iranian, 35 persona raportohet se kanë humbur jetën për shkak të turmës së madhe të njerëzve që po marrin pjesë në ceremoni.

Vrasja e Soleimanit ka ngjallur frikën e një konflikti midis SHBA dhe Iranit.

Soleimani u vlerësua gjerësisht si njeriu i dytë më i fuqishëm në Iran pas Liderit Suprem Khamenei. Shtetet e Bashkuara e panë atë si një terrorist dhe një kërcënim për trupat amerikane.

(Kosova Sot Online)