Akuza ndaj Devollëve dhe Pacollit, paralajmërohen humbjet milionëshe të Kosovës

  • 07 January 2020 - 13:01
Akuza ndaj Devollëve dhe Pacollit, paralajmërohen humbjet milionëshe të Kosovës

“Kompania e Blerim Devollit e ka dërguar në Arbitrazh Telekomin, ku tash në orkestrim me politikën e inkriminuar, ka planifikuar ti zhvatë edhe në arbitrazhin e dytë, rreth 15 milionë dollarë. Padi përmes arbitrazhit ka bërë edhe krahu i djathtë i Hashim Thaçit, e që është Behgjet Pacolli, që na lë të kuptojmë që në fillim të 20202, po ndizet edhe një alarm serioz dhe i rëndë për Kosovën”, thotë Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik, Ragip Guraziu vlerëson se viti 2020 do të jetë edhe një vit i rëndë për shtetin e Kosovës, pasi që pritet që në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar të merren vendime të dëmshme në llogari të buxhetit të shtetit të Kosovës, respektivisht të zhvatjes së kompanive publike që kanë konteste të hapura me biznese të fuqishme private, prapa të cilave fshihen njerëzit e fuqishëm të politikës.

Image
Ragip Guraziu

“Edhe ky vit posa hymë do të vazhdon me ndaj shtetit dhe Telekomit të Kosovës nga Devollët. Nuk kisha dëshirë të filloi kështu edhe këtë vit të 2020, sepse thotë një fjalë e urtë popullore,siç fillon dita apo muaji apo viti,nga dita e parë e viteve në vazhdim, aludohet për çdo vit, duhet filloi më ndryshe gjithnjë me të mbarën, por ne kosovarët nuk di kur do ta shijojmë këtë mrekulli! Kështu e la Kosovën viti 2019 dhe kështu po e gjen edhe 2020-ta. Edhe në këtë vit, Kosova rrezikon të humbasë miliona euro në rastet e arbitrazheve ndërkombëtare, që po thuhet se deri tani, katër kompani e kanë paditur Republikën e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit, derisa edhe dy të tjera po e paralajmërojnë një gjë të tillë. Vlera e këtyre padive shkon në rreth 200 milionë euro. E në mesin e padive në arbitrazh është edhe ajo nga Devollët”, thotë Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Sipas Guraziut, dëmi më i madh që po i shkaktohet Kosovës nga këto veprime, vjen nga orkestrimi që bëhet përmes politikës për përfitime kriminale duke mos e menduar aspak interesin e shtetit, por vetëm interesat personale të individëve dhe grupeve të interesit të lidhura me politikën, si në këto raste që janë Devollët dhe Pacolli. 

“Kompania e Blerim Devollit e ka dërguar në Arbitrazh Telekomin, ku tash në orkestrim me politikën e inkriminuar, ka planifikuar ti zhvatë edhe në arbitrazhin e dytë, rreth 15 milionë dollarë. Padi përmes arbitrazhit ka bërë edhe krahu i djathtë i Hashim Thaçit, e që është Behgjet Pacolli, që na lë të kuptojmë që në fillim të 20202, po ndizet edhe një alarm serioz dhe i rëndë për Kosovën”, shton Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Sipas Guraziut, sikur këto raste të mos e kishin mbështetjen e politikës së inkriminuar e cila me qëllim i ka hartuar kontratat në favor të këtyre kompanive, dhe për kontest të zgjidhjes me rastin e shkëputjes ka caktuar edhe arbitrazhin ndërkombëtar, atëherë shteti do të shpëtonte nga kjo lidhje e thellë kriminale.

”Kjo po shihet ashiqare se Devollët dhe Pacolli, pra një lidhje e ngushtë e krimit me politikën, po tentojnë që në mënyrë të orkestruar, ta zhvatin me letra edhe më shumë shtetin e Kosovës, duke prodhuar kështu skandal përtej skandalit. Kjo po ndodhë kështu pasi që Kosova nuk ka drejtësi aspak funksionale sepse në vend se të dënohen Devollët për krimin e organizuar me veprimet e tyre në kundërshtim me ligjin, ata po kërcënojnë dhe po sfidojnë shtetin e Kosovës. Kjo po ndodhë kështu vetëm pse ende po qëndrojnë prapa Devollëve të fortit e politikës”, përfundon Guraziu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)