“Me dron amerikan e qëlluan?” Dëshmitari: Nuk u dëgjua asnjë e shtënë në vrasjen e Kastriot Reçit

  • 07 January 2020 - 13:14
“Me dron amerikan e qëlluan?” Dëshmitari: Nuk u dëgjua asnjë e shtënë në vrasjen e Kastriot Reçit

Një sërë dëshmitarësh në vendin ku u vra pronari i televizionit lokal të Mirditës, shprehin habi për mënyrën e ekzekutimit të Kastriot Reçit.

Një prej dëshmitarëve është shprehur për Report tv duke thënë se nuk u dëgjua asnjë e shtënë në ekzekutimin e 47 vjeçarit. Madje dëshmitari shpreh habi duke thënë se qëndronte jo më larg se 50 metra nga vendi i krimit dhe se nuk e ka kuptuar sesi ka ndodhur vrasja.

Dëshmitari: Unë rastësisht ndodhesha këtu afër. Vetëm sa u fola dy policëve, më thanë që ka ndodh një ngjarje, një vrasje. Tani më fal, i bëj thirrje policisë, si është e mundur, ky u vra me snajper me çfarë. Me noj dron amerikan u vra ai?

-Nuk dëgjuat të shtëna?

Dëshmitari: Jo. Në momentin e ngjarjes unë isha 50 metra larg viktimës.

(Kosova Sot Online)