E rëndë/ 90 vjeçari rreh gruan me shkop deri në vdekje

  • 07 January 2020 - 13:36
E rëndë/ 90 vjeçari rreh gruan me shkop deri në vdekje

Një burrë 90-vjeçar rrahu për vdekje gruan e tij 79-vjeçare me shkop në Itali.

Sulmi ndodhi në 3 janar në shtëpinë e çiftit në Mascali (Catania), ku Salvatore Plumari sulmoi gruan, Concetta Di Pasquale, duket për arsye të parëndësishme.

Viktima u çua në Poliklinikën e Catania me fraktura të shumta dhe trauma të trurit, ku edhe vdiq dy ditë më vonë.

Çifti ishte me origjinë nga Regalbuto (Enna), por për vite me radhë ata ishin shpërngulur në Catanese.

Mosmarrëveshja midis burrit dhe gruas do të lindte për arsye të kota, shkruajnë mediat italiane. Pas sulmit, burri u arrestua dhe u dërgua në burg, por pastaj, duke marrë parasysh moshën, ai u dërgua në një klinikë rehabilitimi.

(Kosova Sot Online)