‘Irani do të sulmojë brenda dy ditëve’, zyrtarët amerikanë: Ja kush do vritet

  • 07 January 2020 - 13:38
‘Irani do të sulmojë brenda dy ditëve’, zyrtarët amerikanë: Ja kush do vritet

Zyrtarët amerikanë janë të përgatitur për një kundërpërgjigjje të Iranit pasi Donald Trump urdhëroi vrasjen e gjeneralit Qassem Soleimani dhe mendojnë se në shënjestër është vënë një nga komandantët më të lartë amerikanë.

Inteligjenca amerikane nuk e ka ende të qartë nëse lëvizja e Iranit do të jetë përmirësim i sistemeve të mbrojtjes apo sulm, por ndërkohë amerikanët po vijojnë përforcimin e pozitave të tyre në rajon, përfshirë ripozicionimin e trupave.

Gjithsesi, një zyrtar amerikan tha se SHBA është e sigurt se brenda dy ditësh do të ketë një lloj sulmi nga ana e Iranit.

Ditën e djeshme, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump tregoi se nuk frikësohet pas kërcënimeve nga Teherani zyrtar për hakmarrje për vrasjen e gjeneralit Qassem Soleimani.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i Shtëpisë së Bardhë shkruan me shkronja kapitale se “Irani nuk do të ketë kurrë armë bërthamore”, duke nënkuptuar këtu se Shtetet e Bashkuara nuk do e lejojnë këtë gjë.

(Kosova Sot Online)