I riu nga Kosova bashkë me shokë rrah një 43-vjeçare në Mynih të Gjermanisë

  • 07 janar 2020 - 14:23
I riu nga Kosova bashkë me shokë rrah një 43-vjeçare në Mynih të Gjermanisë

Një 16 vjeçar me shtetësi të Kosovës bashkë me një grek dhe një irakian kanë sulmuar fizikisht një grua 43 vjeçare në një stacion treni në Mynih të Gjermanisë.

Siç raporton ‘bayernjetzt.com’, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 3 janarit rreth orës 8 e 15, ndërkohë një polic kishte qëlluar në afërsi të vendit të ngjarjes.

Hetimet tashmë janë duke vazhduar, ndërkohë tre të rinjtë janë duke u hetuar për lëndime të rënda trupore.

Siç raportojnë mediat gjermane gruaja 43-vjeçare ishte sulmuar me shqelma edhe pasi ishte rrëzuar përtokë nga 3 të rinjtë.

Gruaja është ankuar për dhimbje të gjoksit pas goditjeve që kishte marrë, ndërkohë ishte transferuar me urgjencë drejt spitalit.

(Kosova Sot Online)