Policia jep detajet për aksidentin ku humbi jetën 7-vjeçarja, ja pamjet e rënda

  • 07 January 2020 - 14:48
Policia jep detajet për aksidentin ku humbi jetën 7-vjeçarja, ja pamjet e rënda
Foto “Kosova Sot Online” /

(E plotësuar) - Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Pejë-Istog, më konkretisht në fshatin Ozdrim, ku si pasojë ka mbetur një 7 vjeçare e vdekur, dhe janë lënduar rëndë 3 persona, shkruan “Kosova Sot Online”.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Pejës, Xhevat Ibraj.

“Aksidenti ka ndodhur sot në orën 13:47 në magjistralen Mitrovicë – Pejë, në fshatin Ozdrim. Të përfshira kanë qenë dy automjete udhëtarësh. Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë marrë lëndime të rënda dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Pejës. Rreth orës 15:10, një fëmijë i lindur në vitin 2012 ka ndërruar jetë në emergjencën e spitalit të Pejës”, ka thënë Ibraj.

Aksident trafiku në Ozdrim të Pejës

Një aksident trafiku ka ndodhur sot,  para pak minutash në rrugën Pejë-Istog, më konkretisht në fshatin Ozdrim, shkruan “Kosova Sot Online”.

Në këtë aksident, siç duket në fotografi janë përfshirë dy vetura, ku shihet se kanë marrur dëmtime materiale në veturat e tyre.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti dhe po ashtu nuk dihet akoma se a ka të lënduar apo viktima.

Media do ju mbajë të informuar rreth këtij aksidenti.

(Kosova Sot Online)