Aksident i tmerrshëm në Pejë, vdes një 7 vjeçare – tre të lënduar rëndë

  • 07 January 2020 - 16:51
Aksident i tmerrshëm në Pejë, vdes një 7 vjeçare – tre të lënduar rëndë

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Pejë-Istog, më konkretisht në fshatin Ozdrim, ku si pasojë ka mbetur një 7 vjeçare e vdekur, dhe janë lënduar rëndë 3 persona, shkruan “Kosova Sot Online”.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Pejës, Xhevat Ibraj.

“Aksidenti ka ndodhur në orën 13:47 minuta në fshatin Ozdrim. Tre nga të lënduarit janë me lëndime të rënda. Viktima, vajzë është e lindur në vitin 2012”, ka thënë Ibraj.

(Kosova Sot Online)