Vjen goditja dhe akuza e rëndë për Devollët: Ja politikani që ua dhuroi milionat

  • 08 January 2020 - 07:41
Vjen goditja dhe akuza e rëndë për Devollët: Ja politikani që ua dhuroi milionat

“Sipas parametrave dhe funksionimit normal të një shteti me rend dhe ligj funksional,kjo kontratë nuk do të guxonte, për asnjë arsye të vazhdonte më tepër dhe do duhej të ishte ndërprerë të paktën që në fund të vitit 2019, por në Kosovën e mbetur, pa prokurori dhe gjyqësi funksionale, si dhe me një Qeveri të dorëhequr në detyrë,mjerisht zhvatja kriminale po vazhdon”, thotë analisti politik, Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

Përderisa formimi i institucioneve të reja ka stagnuar, analistët politikë shprehin shqetësimin e tyre se si Devollët përmes kontratës kriminale për homologimin e veturave, po vazhdojnë zhvatjen e kosovarëve të varfër, edhe përkundër kërkesave dhe kritikave të ashpra nga ndërkombëtarët, të cilët kërkonin ndërprerjen e monopolit për homologim.

Sipas analistëve politikë, kjo zhvatje e Devollëve në kurriz të qytetarëve do të vazhdojë së paku deri pas formimit të qeverisë së re dhe stabilizimit të saj, për të qenë e gatshme që të rishikohen të gjitha kontratat dhe marrëveshjet e qeverisjeve të kaluara, që janë nënshkruar në kundërshtim me ligjin e kushtetutën , duke iu siguruar monopole në biznes oligarkëve të lidhur ngushtë me politiken, e në këtë rast edhe mafio-oligarkëve Devolli, dhe jo vetëm atyre.

Analisti politik, Gani Qarri thotë se këtë trashëgimi kriminale por shumë profitabile për interesin e tyre, Devollët e kanë fituar në mandatin e qeverisjes nga PDK-ja, dhe në kohën kur MTPT-në e ka drejtuar Fatmir Limaj, tani lider i subjektit politik, Nisma.

Sipas Qarrit, nëse Qeveria Kurti vendos ta ndërpres këtë monopol, dhe ta nxjerrë dikë para drejtësisë për abuzim me ligjin, atëherë këtë duhet ta bëjë duke e akuzuar pikërisht Fatmir Limajn dhe vartësit e tij.

Image
Gani Qarri

“Fatmir Limaj ish ministri i Ministrisë së Transportit dhe Post Telekomunikacionit apo Ministria e Infrastrukturës, siç quhet tani, qysh në fund të vitit 2008, jo vetëm ka nënshkruar një kontratë kriminale me kompaninë “Eurolab” por edhe i ka lëshuar kompanisë në fjalë, një autorizim për veprimtari ekskluzive dhjetëvjeçare, pa asnjë lloj konkurrence, nga viti 2009 deri më 2019, për homologimin e veturave që regjistrohen për herë të parë në Kosovë. Nga atëherë deri më sot, pas dhënies së autorizimit ekskluziv kësaj kompanie nga Fatmir Limaj, Ministria kosovare e Infrastrukturës nuk ka guxuar kurrë më, të shpallë qoftë edhe një tender të vetëm, duke përjashtuar çfarëdo lloj konkurrence, dhe dhënë qasje ekskluzive vetëm kompanisë së Devollëve për më tepër se dhjet vite me radhë”, thotë analisti politik, Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

Sipas Qarrit, është një “befasi” e llojit të vetë sesi Limaj është akuzuar për korrupsion gjatë qeverisjes në këtë ministri për disa veprime të tjera, por gjithmonë është anashkaluar skandali korruptiv me kontratën e honologimit.

“Fatkeqësisht nga atëherë, ende edhe sot e kësaj dite, përkundër skadimit të afatit të dyshimtë dhjetëvjeçar të Fatmir Limës i cili për gjithë këto vitet përflitet për korrupsion përmasash të mëdha,përderisa formimi i institucioneve te reja ka stagnuar, Devollët përmes kontratës kriminale për homologim po vazhdojnë zhvatjen e kosovarëve të varfër, edhe përkundër kërkesave dhe kritikave të ashpra nga ndërkombëtarët, të cilët që me kohë kanë kërkuar ndërprerjen e monopolit për homologim”, shton Qarri për “Kosova Sot Online”.

Kjo kurrsesi, sipas Qarrit nuk do të lejohej në një shtet ku sundon si duhet rendi dhe ligji.

“Sipas parametrave dhe funksionimit normal të një shteti me rend dhe ligj funksional,kjo kontratë nuk do të guxonte, për asnjë arsye të vazhdonte më tepër dhe do duhej të ishte ndërprerë të paktën që në fund të vitit 2019, por në Kosovën e mbetur, pa prokurori dhe gjyqësi funksionale, si dhe me një Qeveri të dorëhequr në detyrë,mjerisht zhvatja kriminale po vazhdon. Për aq më tepër kompania e mafio-oligarkëve Devolli, po e keqpërdorë këtë periudhë që t'i trashin milionat e tyre e të Fatmir Limës dhe jo vetëm, megjithëse në rrethana normale, edhe qeveria në detyre, do duhej ta ndërpriste monopolin në homologim, monopol kriminal ky të cilin qeveria e re, nëse do të formohet së shpejti, duhet ta bëjë sa më parë, duke vënë edhe Fatmir Limën dhe të gjithë pushtetarët e tjerë përgjegjës para përgjegjësisë”, përfundon analisti politik, Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)