Lideri suprem i Iranit: I kemi dhënë shuplakë të fortë Amerikës

  • 08 January 2020 - 09:21
Lideri suprem i Iranit: I kemi dhënë shuplakë të fortë Amerikës

Ayatollah Ali Khamenei thotë se “vendi është i pajisur sot kundër ngacmuesve të botës”.

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei thotë se “vendi është i pajisur sot kundër ngacmuesve të botës”.

Ai thotë se “martirizimi i komandantit të vrarë Qasem Soleimani tregon gjallërinë e revolucionit tonë para botës”, raporton “Bbc”.

“Mbrëmë, ne u kemi dhënë një shuplakë në fytyrë,” thotë ai, duke folur për sulmet ndaj objektivave amerikane.

Turma iu përgjigj deklaratave të tij me thirrje për “vdekje për Amerikën”.

Ai shton: “Kur bëhet fjalë për konfrontim, veprimi ushtarak i këtij lloji nuk është i mjaftueshëm. Ajo që është e rëndësishme është që prania e korruptuar e Shteteve të Bashkuara duhet të marrë fund”.

(Kosova Sot Online)