Zbulohen detaje/ Biznesmeni në Mirditë u qëllua me snajper nga 150 metër largësi

  • 08 January 2020 - 11:00
Zbulohen detaje/ Biznesmeni në Mirditë u qëllua me snajper nga 150 metër largësi

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga ekzekutimi i djeshëm me snajper i Kastriot Reçit në qendër të qytetit të Rrëshenit.

Burimet thanë për “Top Channel” se vrasësi përpara se të kryente ekzekutimin me snajper, ka shkuar në katin e fundit të një pallati, i cili ishte i pabanueshëm.

Ai e ka hapur derën me forcë dhe ka qëndruar në atë shtëpi derisa ka kryer vrasjen. Raportohet se 47-vjecari është qëlluar me snajper nga një distancë prej 150 metrash.

Tashmë janë sekuestruar të gjitha kamerat e sigurisë në qytet, por ende nuk ka filmime qe tregojnë vrasësin me maskë teksa lë në tokë snajperin.

Një burim nga prokuroria tregoi për “Top Channel” se pas këqyrjes së detajuar në shtëpinë e braktisur ku ka qëndruar vrasësi, ka shpresë të dilet në konkluzione nga disa gjurmë biologjike.

Pista e vetme ngelet vetëm ajo e hakmarrjes. Sipas AMA, Kastriot Reçi deri në vitin 2018, ka qenë aksioner në televizionin lokal “Media +”.

(Kosova Sot Online)