E torturuan, e lidhen dhe e hodhën në rezervuar/ Kush është gruaja që u vra nga nipi i burrit dhe 2 shokët

  • 08 January 2020 - 11:18
E torturuan, e lidhen dhe e hodhën në rezervuar/ Kush është gruaja që u vra nga nipi i burrit dhe 2 shokët

Gruaja që shihi në foto është Drita Saliaj, e cila pasi u torturua nga nipi i burrit, bashkë me dy shokët e tij, u lidh dhe me pas u hodh në rezervuar.

Ngjarja horror ndodhi në fshatin Gjerbës të Mallakastrës. 50-vjeçarja do të përcillet sot për në banesën e fundit.

NGJARJA

Mësohet se ngjarja, e cila ndodhi më 5 janar, e ka marrë zanafillën kur tre të rinj, kanë shkuar për të grabitur pranë familjes së gruas, duke menduar se në këtë të fundit nuk kishte njeri.

Pasi kanë hyrë brenda territorit të shtëpisë, të rinjtë janë pikasur nga e zonja e shtëpisë, e cila mund edhe t’i ketë njohur. Fill pas kësaj, autorët mësohet se e kanë marrë gruan, e kanë lidhur dhe trupin e kanë hedhur në rezervuarin e fshatit.

Image

(Kosova Sot Online)