Si u paralajmërua Iraku për sulmet e Iranit mbi ushtrinë amerikane

  • 08 January 2020 - 12:08
Si u paralajmërua Iraku për sulmet e Iranit mbi ushtrinë amerikane

Iraku u paralajmërua për sulmin ndaj bazave ushtarake amerikane në këtë shtet.

Të paktën kështu ka lënë të kuptohet kryeministri irakian, Adil Abdul Mahdi, raporton CNN

Sipas asaj që ka thënë Mahdi, Iraku ka pranuar një paralajmërim verbal në mesnatë, krejt pak kohë para nisjes së sulmeve ndaj bazave ushtarake amerikane.

Ndërkohë, ende s’dihet nëse këto sulme raketore kanë lënë viktima nga ushtarët amerikanë apo forcat aleate.

(Kosova Sot Online)