Përfundon mbledhja e Kryesisë së Vetëvendosjes, ky është vendimi

  • 08 January 2020 - 12:11
Përfundon mbledhja e Kryesisë së Vetëvendosjes, ky është vendimi

Është deklaruar Lëvizja Vetëvendosje lidhur me propozimin për mandatar. Thotë se presidentit Hashim Thaçi do t'ia dërgojnë emrin e mandatarit me shkresë brenda disa ditëve.

“Sot u mbajt mbledhja e Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Në respektim të plotë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Nenit 84 pika 14 dhe Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese KO 103/14, subjekti ynë do të bëjë propozimin për mandatarin për Kryeministër. Këtë propozim do t’ia dërgojmë me shkresë zyrtare Presidentit të Republikës në ditët në vijim”, thuhet në njoftim.

VV thotë se pas pranimit të shkresës sonë zyrtare, në respekt të Kushtetutës, Nenit 95 pika 1, dhe Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese presim që Presidenti t'ia drejtojë Drekretin me propozimin tonë Kuvendit të Republikës së Kosovës.

“Ndërkohë kanë rifilluar bisedimet me drejtuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës për marrëveshjen për koalicionin e ardhshëm qeverisës”, përfundon reagimi.

Arbërie Nagavci, tha para mediave se Grupi Punues i kësaj partie do të vazhdojnë takimet me LDK-në, e cila ndër tjera u shpreh shumë pozitive.

(Kosova Sot Online)