Çfarë po ndodh, Ukraina ndryshon deklaratën për rrëzimin e aeroplanit, Irani nuk i jep kutitë e zeza

  • 08 January 2020 - 12:41
Çfarë po ndodh, Ukraina ndryshon deklaratën për rrëzimin e aeroplanit, Irani nuk i jep kutitë e zeza

Autoritetet iraniane janë duke refuzuar që t’ua dorëzojnë institucioneve të Ukrainës ‘Kutitë e Zeza’ të aeroplanit që është rrëzuar afër Teheranit.

Një gjë e tillë ka rritur dyshimet, dhe ka bërë që Ukraina të ndryshojë është qëndrimin zyrtar sa i përket incidentit, ku fillimisht përjashtonte mundësinë që aeroplani të ishte rrëzuar si pasojë e ndonjë sulmi terroristë apo ndonjë sulmi me raketa.

Deklarata zyrtare e lëshuar nga Ukraina tashmë është shlyer dhe thuhet se informacionet paraprake kanë qenë jozyrtare.

 “Informacionet rreth asaj se çfarë mund të ketë shkaktuar rrëzimin e aeroplanit po sqarohen nga Komisioni. Çfarëdo deklarate që flet lidhur me shkaqet e aksidenti përpara vendimit të komisionit nuk është zyrtar”, thuhet në deklaratën e re të autoriteteve ukrainase.

Deklarata e parë që ishte publikuar në faqen e Ambasadës së Ukrainës e që është fshirë, ka përjashtuar sulmin terrorist si shkak të incidentit, duke thënë se informacionet preliminare flasin për një problem në motorin e aeroplanit.

Nga rrëzimi i aeroplanit ukrainas në afërsi të Teheranit kanë mbetur të vdekur 167 pasagjerë.

“Black Box” apo “Kutia e Zezë” është pasije e cila regjistron të dhënat e areoplanit gjatë fluturimit dhe gjithashtu edhe regjistron zërin, dhe është një prej pasijeve që mund të zbulojë shkaqet e vërteta të incidentit.

(Kosova Sot Online)