Shtyhet për një orë takimi Kurti – Mustafa

  • 08 January 2020 - 13:30
Shtyhet për një orë takimi Kurti – Mustafa

Është shtyrë për në orën 15:00 takimi në mes të Albin Kurtit, liderit të LV-së, dhe kreut të LDK-së, Isa Mustafës.

Lajmin e kanë konfirmuar burime brenda të dy partive në një përgjigje për medie.

Nuk është bërë e ditur arsyeja se pse takimi është shtyrë për një orë.

Kujtojmë se LV-ja vetëm pak më parë ka kërkuar nga Lidhja Demokratike që në takimin e sotëm të shkojnë me propozim konkret për koalicionin.

(Kosova Sot Online)