Kreu i Iranit glorifikon Soleimanin: Luftoi kundër ISIS-it, pa të Evropa sot do të ishte në rrezik

  • 08 January 2020 - 14:52
Kreu i Iranit glorifikon Soleimanin: Luftoi kundër ISIS-it, pa të Evropa sot do të ishte në rrezik

Lideri suprem i Iranit, Hssan Rouhani, ka glorifikuar komandantin e vrarë nga SHBA’të, Qasem Soleimanin, duke thënë se Soleimani ka luftuar kundër organizatave terroriste në Lindjen e Mesme.

Siç pretendon Rouhani, po të mos ishte lufta e Soleimanit kundër terrorizmit, shumë shtete të Evropës do të ishin sot në rrezik.

“Gjeneral Soleimani ka luftuar heroikisht kundër ISIS-it, Al Nusras, Al Qaeda-s dhe të tjerave. Nëse nuk do të ishte lufta e tij kundër terrorizmit, qytetet e Evropës do të ishin në rrezik të madh sot. Përgjigja jonë finale për vrasjen e tij do të jetë të largojmë të gjitha forcat e SHBA’së nga rajoni”, ka shkruar Rouhani në llogarinë e tij në twitter. 

Tensionet në mes të SHBA’së dhe Iranit janë ngritur jashtëzakonisht shumë pas vrasjes së udhëheqësit të forcave të QUDS, ushtri kjo të cilët SHBA’ja e kishte futur në listën e organizatave terroriste.

Në orët e para të mëngjesit Irani ka lëshuar drejt bazës ushtarake amerikane një seri raketash, megjithatë sipas informacioneve zyrtare nuk bëhet fjalë për asnjë të vdekur.

(Kosova Sot Online)