“Koalicioni VV-LDK”, vjen lajmi i keq: Ja çka ndodhë edhe nëse arrihet...

  • 08 January 2020 - 15:38
“Koalicioni VV-LDK”, vjen lajmi i keq: Ja çka ndodhë edhe nëse arrihet...

“Bazuar në numrat në kuvend, edhe Kurtin e pret fati i kryeministrave paraprak, Mustafës dhe Haradinajt, duke mos e arritur përmbushjen e mandatit të plotë 4 vjeçar si kryeministër. Shikuar nga aspekti i konstalacionit të forcave politike në Kuvendin e Kosovës, 100 ditshi i qeverisjes do të jetë sfidë e mundimshme e partnerëve qeverisës LVV-LDK”, thotë analisti politik, Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Kanë kaluar tre muaj nga përfundimi i zgjedhjeve të parakohshme më 6 tetor të vitit 2019, dhe përkundër zotimeve të Vetëvendosjes dhe LDK-së, se marrëveshja për koalicion mes këtyre dy subjekteve politike do të bëhet që ditën e nesërme të mësimit të rezultatit zgjedhor, këtë marrëveshje nuk arritën ta bëjnë as për tre muaj në vazhdim pas përfundimit të zgjedhjeve.

Me këtë zvarritje të gjatë, dhe zhvillimet që i përcillen bisedimet për koalicion, deri te konstituimi i Kuvendit me zgjedhjen e Galuk Konjufcës kryetar Kuvendi, pa marrëveshje paraprake me LDK-në, por edhe publikimi i emrave të ministrave të LVV-së nga Albin Kurti pak minuta para takimit konsultativ me Hashim Thaçin, sipas analistëve politikë e ka dëmtuar aq rëndë procesin për arritjen e marrëveshjes mes VV-së dhe LDK-së për bashkëqeverisje, sa që kjo marrëveshje edhe nëse arrihet, nuk do të ketë jetë të gjatë.

Kështu thotë për “Kosova Sot Online”, analisti politik, Florim Zeqa, sipas të cilit, Vetëvendosje dhe LDK përveç humbjes së besimit të ndërsjellë si partner politik, po e humbin besimin edhe te qytetarët.

Image
Florim Zeqa

“Aq shumë është dëmtuar imazhi i LVV-së dhe LDK-së para qytetarëve të vendit, saqë më nuk po konsiderohen forca të ndryshimit politik në vend. Mosmarrëveshjet rreth ndarjes së tortës qeveritare dhe acarimi i raporteve në mes këtyre dy subjekteve, i ka kthyer LVV-në dhe LDK-në rival të fuqishëm politik. Ndërhyrja eventuale e ndërkombëtarëve në momentet e fundit, do ti detyrojë të dy palët për ti bërë kompromiset e tyre dhe të futen me detyrim në një koalicion të “dhunshëm” që nuk do të shkon vij për vi me interesat e synuara të partnerëve qeverisës për ndarjen e kulaçit sipas egove të tyre. Një koalicion i tillë, pa besim në njëri-tjetrin do të jetë koalicion i turpit dhe jo funksional, i paqëndrueshëm dhe afatshkurtër, për shkak të dështimit të marrëveshjes së mirëbesimit mbi bazën e unifikimit të qëndrimeve dhe programeve për qeverisje afatgjatë”, thotë analisti politik, Florim Zeqa për “Kosova Sot Online “. 

Sipas Zeqës, edhe qytetarët më të thjeshtë i kanë humbur tanimë shpresat në koalicionin LVV-LDK, pasi po e shohin si koalicion për interesa të ngushta të klaneve brenda dy partive politike, dhe jo të qytetarit.

“Pra, koalicioni LVV-LDK që tani e një kohë të gjatë po konsiderohet i dështuar nga qytetarët e vendit, për shkak të betejës së gjatë për ndarjen e "gjahut" apo tortës qeveritare, e cila ka quar në humbjen e imazhit pozitiv që kishin këto dy parti politike para zgjedhjeve të 6 Tetorit 2019. Bazuar në numrat në kuvend, edhe Kurtin e pret fati i kryeministrave paraprak, Mustafës dhe Haradinajt, duke mos e arritur përmbushjen e mandatit të plotë 4 vjeçar si kryeministër. Shikuar nga aspekti i konstalacionit të forcave politike në Kuvendin e Kosovës, 100 ditshi i qeverisjes do të jetë sfidë e mundimshme e partnerëve qeverisës LVV-LDK”, deklaron analisti politik, Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)