Nën ethet e frikës/ Sulmi ndaj bazave amerikane, ja raketat balistike që përdori Irani

  • 08 January 2020 - 16:41
Nën ethet e frikës/ Sulmi ndaj bazave amerikane, ja raketat balistike që përdori Irani

Teksa bota i druhet një lufte fatale mes SHBA dhe Iranit, këtë të mërkurë, Irani sulmoi dy baza ushtarake amerikanë në Irak, një sulm ky i konfirmuar edhe nga Pentagoni, ku ndër të tjera u tha se po punohet për vlerësimin e dëmeve.

Nisur nga çfarë raportohet aktualisht, thuhet se u përdorën dy lloje raketash balistike për të goditur bazat ushtarake të SH.B.A-së në Ain al-Asad në Irakun perëndimor dhe gjithashtu rreth Erbil-it në Irak, Kurdistan.

Shumica e tyre (thuhet të kenë qenë 13 të tilla)  ishin të tipit Fateh-110, që mund të udhëtojë 180 milje ose 300 km dhe të ketë një ngarkesë rreth 500lb. 

Po kështu pretendohet të jetë përdorur edhe Qiam-1 , një raketë balistike me rreze të shkurtër e prodhuar nga Irani, e cila mund të udhëtojë 500 milje.

Kujtojmë se kur u lancua raketa Fateh-110, ministri iranian i Mbrojtjes, Brigadieri Gjeneral Amir Hatami e përshkroi si “100 përqind e bërë në vend – e shkathët, taktike dhe e drejtuar me precizion”.

Pas sulmit në fjalë erdhi edhe reagimi i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili  u shpreh se sot në mëngjes do të mbajë një konferencë për shtyp si dhe u kujtoi kundërshtarëve të tij se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka ushtrinë më të fortë në botë.

(Kosova Sot Online)