Rasti “Pronto”, ja akuza e rëndë: Ky është skenari dhe lidhja kriminale...

  • 09 January 2020 - 07:35
Rasti “Pronto”, ja akuza e rëndë: Ky është skenari dhe lidhja kriminale...

“Nuk ka drejtësi me banditet, nuk ka drejtësi nga krye vagabondët,nga krye kriminelët, nga krye hajnat, si ky farë gjyqtari skandaloz, Besnik Shala, djali i kryetarit të Gjykatës së Apelit Hasan Shalës, gangster i rrugëve që jua kalon atyre huliganëve të Brazilit, prandaj nuk guxon të ndaj drejtësi, përkundrazi ky e ka vendin në burg, sepse ky hajvan e rrahu Pajtim Hasanajn dhe Granit Dinajn dhe çka ndodhi pastaj, as që guxuan të mbajnë proces gjyqësor. Por edhe një gjë duhet ta dini ky klan mafio-oligarkësh dhe banditësh që e kanë celulën në qytetin e Pejës janë të lidhur tepër ngushtë me kriminelët më të tmerrshëm të Serbisë”, thotë Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Epilogu i gjykimit të grupit të të akuzuarve në aferën “Pronto”, epilog që nxori të pa fajshëm të gjithë të akuzuarit, po vazhdon të mbetet temë debati dhe e reagimeve në mesin e analistëve politikë, dhe të njohësve të fushës së sundimit të ligjit.

Kur shihet se si ka filluar, kush e ka zhvilluar këtë proces, dhe si do të procedohet tutje me ankesën e prokurorisë kundër vendimit të Gjykatës themelore të Prishtinës, analisti politik, Reshat Badallaj thotë se ky skenar tregon më së miri se si nuk funksionon, ose keq funksionon drejtësia kosovare e kapur nga mafia politike.

Image
Reshat Badallaj

“Me kohë e kam thënë se sistemi i kalbur i Gjyqësisë në Kosovë është bërë ZAP, është kapur dhe është privatizuar nga krye banditët e majave të shtetit dhe nga krye mafiozët e klanit dhe bandës më të rrezikshme në Ballkan që quhet "Pronto" sepse kjo bandë mafioze PRONTO ka bashkëpunuar ngushtë me kanalet më të errëta të nëntokës kriminale dhe kjo u pa dhe doli ashiqare me procesin qesharak, naiv dhe më primitiv që kjo bandë ogurzezë dhe kriminale kundër Kosovës u shpallën edhe të pa fajshëm dhe merreni me mend që kur i dëgjon bisedat kriminale edhe një njeri që ka katër klasë fillore mbetet me gojën e hapur, se të mos flasim me një njeri normal. Dhe, kjo bandë ogurzezë mundë të thonë se nuk duhet të komentohet drejtësia por sikur nuk e dinë se nuk është drejtësi por bandë mafioze prandaj komentohet padrejtësia”, thotë analisti Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Reagimi i ashpër nga Reshat Badallaj, vjen tani kur në krye të Gjykatës së Apelit është vendosur njeriu i Adem Grabovci, Hasan Shala, dhe i njëjti e ka të emëruar për gjykatës djalin e tij Besnik Shalën, i njohur dhe i ditur për rrahjen që kishte bërë para disa vjetësh në Shkollën e Mesme “Bedri Pejani”.

“Nuk ka drejtësi me banditet, nuk ka drejtësi nga krye vagabondët,nga krye kriminelët, nga krye hajnat, si ky farë gjyqtari skandaloz, Besnik Shala, djali i kryetarit të Gjykatës së Apelit Hasan Shalës, gangster i rrugëve që jua kalon atyre huliganëve të Brazilit, prandaj nuk guxon të ndaj drejtësi, përkundrazi ky e ka vendin në burg, sepse ky hajvan e rrahu Pajtim Hasanajn dhe Granit Dinajn dhe çka ndodhi pastaj, as që guxuan të mbajnë proces gjyqësor. Por edhe një gjë duhet ta dini ky klan mafio-oligarkësh dhe banditësh që e kanë celulën në qytetin e Pejës janë të lidhur tepër ngushtë me kriminelët më të tmerrshëm të Serbisë”, theksoi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Badallaj mendon se pa u pastruar me rrënjë sistemi i drejtësisë nga këto banda mafioze, nuk mundë të ketë drejtësi as demokraci në shtetin e Kosovës.

“Pa i burgosur këta krye vagabondë dhe këta krye mafiozë nuk ka dhe nuk ka me pas drejtësi në Kosovë. Mos e mashtroni veten. Gjyqësia nuk bëhet kur flasin bandat mafioze. Gjyqësia duhet të veproj sipas ligjeve dhe të Kushtetutës dhe pikërisht këto banda mafioze të kulmit janë ata që e kanë shkelur ligjin dhe Kushtetutën, dhe bile as që e kanë njohur ligjin e kushtetutën ndonjëherë. Këta nuk njohin asgjë pos hajnisë që ju ka verbuar edhe sytë e ballit, prandaj duhet të pastrohen, duhet të burgosen”, përfundon Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)