Zbulohet se ekzistojnë tri dalje sekrete në burgun ku vdiq Astrit Dehari

  • 09 January 2020 - 08:00
Zbulohet se ekzistojnë tri dalje sekrete në burgun ku vdiq Astrit Dehari

Mbi 10 dëshmitarë janë intervistuar për rastin Dehari, nesër merret në pyetje edhe Nexhmi Krasniqi.

Këto ishin fjalët, që nëna e Astrit Deharit i përsëriti disa herë.

E të cilat sipas saj, i biri ia kishte thënë tre javë para se të gjendet i vdekur në burgun e Prizrenit.

Këto dalje nga burgu të Astritit po besohet se bëheshin përmes disa korridoreve sekrete, që të shpien në objektin e Policisë.

Kështu sipas avokati Tomë Gashit, kanë dëshmuar gardianët e burgut në Prizren, të cilët po merren në pyetje nga Prokuroria Speciale.

Derisa të njëjtit kanë thënë, se bëhet fjalë për tri dalje të tilla sekrete, që një kohë nuk janë përdorur.

Ndërsa, sipas Gashit është interesant, që së paku një hyrje apo dalje e burgut, ka dërguar direkt në pavionin ku ka qëndruar Astriti.

Gashi ka treguar, se numri i të intervistuarve për këtë rast ka kaluar mbi 10.

Të enjten, konfirmon se do të intervistohet edhe ish-komandanti regjional i Policisë së Kosovës, Nexhmi Krasniqi.

Derisa, thotë se në mesin e dëshmitarëve për rastin Dehari, hynë edhe persona që janë në arrati por ka dhe prej atyre, që janë në vuajtje të dënimit në burgje të Kosovës.

Por, sipas Gashit, Prokuroria Speciale po vazhdon të merret me rastin vetëm si procedurë penale, ndërsa nuk po nxjerrë një vendim për zhvillim të hetimeve.

Media ka tentuar të marrë një përgjigjje në lidhje me intervistimin e deritanishëm të dëshmitarëve për rastin Dehari, nga Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Afrim Shefkiu, por i njëjti ka qenë i paqasshëm.

Astrit Dehari, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, u gjet i vdekur në dhomën e tij në qendrën e paraburgimit në Prizren, më 5 nëntor të vitit 2016.

Ai ishte njëri nga të dyshuarit për sulm me granatë dore ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, në fillim të gushtit të, po të njëjtit vit.

(Kosova Sot Online)